Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua në Azerbajxhan, me ministrin e Ekonomisë, Mikayil Jabbarov.
Një postimi në rrjetet sociale, Balluku informoi se gjatë takimit, diskutuan hapat që janë hedhur për realizimin e projektit pilot të gazifikimit të Korçës, në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë e ekspertizës ‘Soca'”.
Balluku bëri të ditur se, tashmë nisi faza e rëndësishme e implementimit të këtij projekti, që do t’i japë mundësi qytetarëve të ulin kostot e konsumit të energjisë.
“Përmes këtij projekti të rëndësishëm, mbi të gjitha diversifikojmë burimet energjetike që Shqipëria përdor, duke krijuar më tej sigurinë energjetike si çelës të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”, deklaroi Balluku.
Zëvendëskryeministrja Balluku ndodhet në Azerbajxhan, ku po kryeson delegacionin qeveritar në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Shqipëri – Azerbajxhan, që u zhvillua të hënën./ata