Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet direkte holandeze gjatë vitit 2023 arritën në 300 milionë euro, me rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin paraardhës, duke kryesuar listën e vendeve për investimet e huaja direkte në vend.

Në vendin tonë sipërmarrjet holandeze shtrihen në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Investimet holandeze kryesojnë në energjetikë, që është edhe sektori që kryeson me vlerën më të madhe të investimeve të huaja.

Fluksi më i lartë i financimeve lidhen në pjesën më të madhe me investimet në hidrocentralin ku kompania “Statkraft”, po ndërton mbi lumin Devoll, në sektorin e komunikacionit shëndetësisë etj.

Përgjatë vitit që lamë pas, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri regjistrohet në afro 1.5 miliardë euro, me një rritje prej 8.7 % krahasuar me një vit më parë.

Ekspertët janë optimistë për trendin në rritje të fluksit të investimeve të huaja direkte, teksa Ministria e Financave po punon për hartimin e një kuadri të ri ligjor për një ligj të unifikuar të investimeve, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorë prioritarë./ata