Një nga zyrtarët e lartë të Hamasit, Ali Baraka tha se grupet palestineze kërkuan të zhvillojnë negociata indirekte për të krijuar mekanizmat për zbatimin e vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimin e pengjeve në Rripin e Gazës.

Zyrtari i Hamasit, Baraka në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se grupet palestineze të kryesuar nga Hamasi dhe Lëvizja e Xhihadit Islamik u kanë bërë thirrje ndërmjetësuesve që të zhvillojnë ngociata indirekte për të krijuar mekanizmat për zbatimin e vendimti të KS-OKB-së.

"Vendimi i KS-OKB-së ka nevojë për mekanizma praktike të zbatimit dhe duhet të ndiqet. Hamasi mbështet çdo marrëveshje që çon në armëpushim të plotë dhe të përhershëm, tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbimin serioz të pengjeve", tha ai.

Hamasi dje njoftoi se përgjigjen e tij ndaj planit për armëpushim të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden, ia kishte përcjellë Egjiptit dhe Katarit./aa