Të paktën 8 palestinezë, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën në sulmet e kryera nga Izraeli ndaj qytetit të Gazës dhe qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze Wafa, zyrtarët shëndetësorë kanë bërë të ditur se Izraeli shënjestroi një shtëpi në lagjen Al-Nasr në veri të qytetit Rafah.

Zyrtarët thanë se në sulm humbi jetën një fëmijë si dhe u plagosën disa persona të tjerë.

Më tej thuhet se 7 palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin ajror që avionët luftarakë izraelitë kryen ndaj një shtëpie në lagjen Al-Shujaiya në lindje të qytetit të Gazës.

Ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për ndalimin e sulmeve në Rafah.

Në sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani kanë humbur jetën 37.164 palestinezë, mes të cilëve të paktën 15.517 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 84.832 persona të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata./aa