Në Republikën Demokratike të Kongos (RDK), Judith Tuluka Suminwa filloi detyrën e saj si kryeministrja e parë femër e vendit.

Në ceremoninë e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të RDK-së, kryeministrja e parë femër e vendit Suminwa dhe 54 ministra u betuan kur morën detyrën.

Suminwa tha se papunësia do të jetë një nga çështjet prioritare gjatë mandatit të saj dhe shtoi se do të krijojnë vende pune për 6.4 milionë njerëz.

Suminwa, 57-vjeçe, e diplomuar në Departamentin e Ekonomisë në Universitetin e Lirë të Brukselit, shërbeu si ministre e Planifikimit në qeverinë e kaluar./aa