Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugët e Shqipërisë. Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

 

Pas përplasjes së ndodhur mes automjeteve tip ‘Benz’ dhe ‘Fiat’, të plagosur kanë mbetur F. M., 68 vjeç, banues në Peqin dhe I. M., 41 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

 

 

Të dy po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

“Elbasan/ Informacion paraprak: Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin F. M., 68 vjeç, banues në Peqin, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Fiat”, shtetasi F. M. dhe pasagjeri, shtetasi A. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, njofton Policia.