ë zonën e Durrësit të Ri ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Vollga”.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se “rehabilitimi i kësaj rruge 550 metra të gjatë i shërben më shumë se 3000 banorëve të kësaj zone”.

Sako u shpreh se “mbajtëm zotimin që kishim marrë ndaj banorëve të zonës dhe komunitetit të biznesit atje”.

Bashkia e Durrësit vijon investimet në segmentet rrugore të qytetit, por edhe njësive administrative. Këto investime parashikojnë rehabilitimin e rrugëve, shtrimin me asfalt dhe vendosjen e sistemeve të ndriçimit dhe gjelbërimit në hapësirat e nevojshme./ata