Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Meta tha se “po iki të takoj Dumdumanin. A e njihni Dumdumanin kush është? Është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal. Është kokë e këmbë bashkë me Ramën. Dumdumani është ai që nuk guxon të përmendë emrin e Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës. Po iki tek Dumdumani”.

Me heret, Meta eshte thirrur per çeshtjen e privatizimit te kompanise CEZ-DIA. 

Një ditë më parë, ne SPAK ishte bashkeshortja e Metes, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për një hetim pasuror mbi të dhe familjen e saj.

Pas daljes nga SPAK, deputetja e Partisë së Lirisë bëri me dije se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të ngritura nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Lidhur me Reformën në Drejtësi, Kryemadhi ndryshe nga Meta tha se mbështet SPAK./ata