Presidenti Bajram Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili mikpritet nga Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Gjithashtu Presidenti Begaj pritet  të zhvillojë disa takime dypalëshe.

Kreu i Shtetit do të takohet me Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe me ish-Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Presidenti Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.

Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025./ata