SyriNet
Pas publikimit dhe denoncimit të afërës korruptive të pronave në Vuno, ku rezulton se Edi Rama ka përdorur institucionet shtetërore për të marrë mbi 22-mijë metra katror tokë në fshatin Vuno, me pretendimin se po u kthehet ish-pronarëve, pjesë e të cilëve është edhe ai vetë dhe fajmiljarët, kryeministri ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X ku nuk mohon kthimin e pronës, por thotë se ende nuk ka marrë çertifikatën e pronësisë.
Një reagim që e zhyt edhe më thellë kryeministrin në aferë pasi nuk mohon dot që prona në vlerë rreth 30-milionë euro është kthyer, por tenton të fshihet pas teknikaliteteve siç është procedura e daljes së çertifikatës së pronësisë.
Mirëpo dokumentat e vetë institucioneve shtetërore të Edi Ramës faktojnë prej 2016 -2020, është Rama dhe qeveria që ndërton përmes kuadrit ligjor, që i vjen përshtat familjes Koleka për përfitimin e kësaj prone në fjalë. Një sërë vendimesh nga qeveria, 2 ligje e 7 VKM për të marrë pronën në Vuno. Këtë vendim gjyqësor që kanë marrë trashëgimtarët Koleka, ia kanë bërë efektive këtë të drejtë prone. Certefikatat e pronësisë nga Rama, thirrja publike për banorët e Vunosë. Kemi dokumentin në fjalë, e 7 gushtit të 2021 kur Lame dhe Goro në Vuno u bëjnë thirrje për të marrë certefikatën e pronësisë. Përfituese në këtë zonë si subjekt që tërheq certefikatën, për një pronë publike, ku lidhet regjistrimi përfundor, me nënë e kryeminstrit Rama. Kjo hedh poshtë betimin e rrejshëm të kryeministrit se ata kanë përfituar prona në zonë. 22.4 ha tokë, është ende i panjiohur nga ana jonë, në kushtet kur ATP ka refuzuar të jetë bashkëpunuese, që mediat e kanë denocuar këtë afërë që do investigim të mëtjeshëm, por edhe Kadastra që nuk jep përgjigje. Provohet fakti që jo vetëm Rama ka kërkuar pronat që i takojnë nga të parët e vet në zonë, por fuqia rregullatore e shtetit është vënë në funksion të marrjes dhe regjistrimit të pronës nga familjarët e tij në zonën më të lakmuar të vendit, i trumbetuar më 7 gusht 2021.Reagimi dhe kërcënimi qesharak i Ramës për denoncim që është bërë me dokumente të dala nga shteti që ai drejton prej më shumë se 11 vjetësh: