UEFA ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook, fotot e futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

EURO 2024 do të zhvillohet në Gjermani dhe fillon më 14 qershor.

Kombëtarja jonë do të luajë ndeshjen e parë të grupit më 15 qershor kundër Italisë.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë vetëm një seancë stërvitore këtë të enjte në kampin bazë të Kaiseraut.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra do të zbresë në fushë në orën 16:30, teksa 15 minutat e para do të jenë të hapura për median.

Mesfushori Kristian Asllani do të ketë një komunikim me median në sallën e konferencave në Kaiserau, duke nisur nga ora 13:30./ata