Dita e sotme është ditë zie në Shqipëri, ku flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi, mes të cilëve edhe 4 shqiptarë.

 

Flamuri në gjysëmshtizë u ul edhe në Presidencë.

 

“Sot në zi për të gjithë viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik të trenave në Greqi”, u shpreh Presidenti Begaj.

 

Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, u mori jetën deri tani të paktën 57 personave, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndodhi në orët e mbrëmjes së 28 shkurtit.