Ministri i Brendshëm të Shqipërisë dhe homologu i tij i Kosovës, Xhelal Sveçla, pritet të zhvillojnë këtë të hënë një takim midis tyre.

 

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, takimi do të mbahet në Pikën Kufitare në Morinë, ku dy ministrat e Brendshme respektivë, do të japin dhe një deklaratë të përbashkët për media.

 

“Sot në orën 13:00 Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla dhe Ministri i Brendshëm i Kosoves, Xhelal Sveçla do të zhvillojnë një takim në Pikën Kufitare në Morinë. Pas takimit Balla dhe homologu Svelça do të kenë edhe një komunikim me mediat”, njofton Ministria e Brendshme.

 

 

Takimi vjen 11 ditë pasi Taulant Balla mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe në kulmin e mospërputhjeve mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, që lindën pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.