Sot akademiku shqiptar Rexhep Qosja feston 87-vjetorin e tij të lindjes. Presidenti i vendit Bajram Begaj në një postim në rrjetet sociale ka uruar profesorin e shquar.
Begaj shkruan se Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore.
'Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja!
Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike.
Jetë të gjatë e të lumtur Profesor!’- shkruan Begaj.