Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se 330 mijë tonë mbeturina janë grumbulluar pranë vendbanimeve ose në afërsi të tyre në të gjithë Rripin e Gazës nën sulmet izraelite dhe se kjo paraqet rreziqe katastrofike mjedisore dhe shëndetësore.

Nga llogaria në platformën e medias sociale X të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), u bë një deklaratë lidhur me situatën në Rripin në Gazës.

"Deri më 9 qershor, më shumë se 330 mijë tonë mbeturina janë grumbulluar në vendbanimet ose në zona afër tyre në të gjithë Gazën. Kjo përbën rreziqe katastrofike mjedisore dhe shëndetësore", thuhet në deklaratë.

Në deklaratën ku u shpërndanë foto të fëmijëve që gërmojnë plehrat në Gaza në të cilën përjetohet uri për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite thuhet se "Fëmijët gërmojnë çdo ditë nëpër mbeturina".

Theksohet se mospengimi i qasjes humanitare dhe armëpushimi në Rripin e Gazës janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rivendosjen e kushteve të jetesës njerëzore në rajon.

Në deklaratën e UNRWA-së më 5 qershor thuhej se "Lufta në Gaza ka ndryshuar plotësisht jetën e miliona palestinezëve dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në mjedisin natyror nga i cili varen uji, ajri i pastër, ushqimi dhe burimet e jetesës"./aa