Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, njoftoi se nuk do të mund të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G7-tës të organizuar nga Italia për shkak të punës në lidhje me sezonin e pelegrinazhit islam, Haxhit.
Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, Bin Salman i ka dërguar një telegram në lidhje me këtë çështje kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Bin Salman e ka falënderuar Melonin për ftesën që ka marrë për të qenë pjesëmarrës në Samitin e Liderëve të G7-tës që po mbahet në vendin e saj.
Samiti i Liderëve të G7-tës, i cili mbahet për të diskutuar çështjet ekonomike dhe politike globale me pjesëmarrjen e 7 vendeve të industrializuara të përbërë nga SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania, Italia, Kanadaja dhe Japonia dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian (BE), po zhvillohet në qytetin turistik Borgo Egnazia në Italinë juglindore./aa