Dy oficerë të policisë izraelite, të cilët sulmuan fotoreporterin e Agjencisë Anadolu (AA), Mustafa Haruf, teksa ishte në detyrë në Kudsin Lindor të pushtuar, u rikthyen në detyrë përpara se të përfundojë hetimi kundër tyre.
Sindikata e Gazetarëve në Izrael dënoi rikthimin në detyrë të oficerëve agresivë të policisë.
“Vendimi i Policisë së Izraelit për të kthyer në zonë oficerët e policisë që rrahën brutalisht fotoreporterin Mustafa Haruf ndërsa është në vazhdim hetimi i tyre për këtë çështje, është një skandal dhe i papranueshëm”, thuhet në një deklaratë nga sindikata.
Në deklaratë, ku nënvizohet se fotoreporteri Haruf ishte rrahur nga policia gjatë kryerjes së detyrës në Kudsin Lindor, theksohet se policia izraelite, duke rikthyer në vend të punës policët në fjalë, dërgoi mesazhin se "gjaku i gazetarëve është i pavlefshëm".
Në deklaratë theksohet se ata si sindikatë synojnë të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të siguruar drejtësinë dhe thuhet se “Policia duhet të mbrojë lirinë e shtypit dhe punonjësit e policisë që përdorin dhunë duhet të ndëshkohen”./aa