Ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha sot, në mbyllje të Konferencës rajonale të INTERPOL, të zhvilluar në Tiranë, se qeveria shqiptare ka gatishmëri të plotë për të rritur asistencën e saj në strukturat e INTERPOL.
Balla tha se gjatë tri ditëve të konferencës, tha se Shqipëria është aktor në rritje, ashtu si edhe vendet e Ballkanit Perëndimor në angazhimin e tyre në INTERPOL.
“Diskutimet kanë përforcuar nevojën për një qasje të koordinuar dhe me burime të mira, pasi ndërhyrja në kohë është thelbësore për të parandaluar çdo lloj krimi”.
“Në emër të qeverisë sime do të doja të shprehja gatishmërinë për të rritur asistencën tonë dhe buxhetin dhe në mbështetje të asaj çfarë INTERPOL bën. Të nderuar pjesëmarrës jemi të vetëdijshëm, që për sa i takon sigurisë, sytë janë nga ju”, tha Balla.
“Nuk mund të neglizhojmë domosdoshmërinë që secili të bëjë pjesën e tij. Në këtë kontekst, besojë fuqishëm se Shqipëria është aktor në rritje, ashtu si edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Balla.
Ministri i Brendshëm paralajmëroi dhe ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit.
“Ne do të bëjmë disa ndryshime për një ligj të ri në Policisë së Shtetit. Dhe gjithashtu në me ngritjen e Zyrës së Rikuperimin të Aseteve, që për ne është instrument i madh për të gjurmuar krimin e organizuar dhe aty ku ka më shumë peshë dhe i dhemb më shumë. Ju e dinim më mirë se unë, pasi jeni ekspertët, që kjo është mënyra për ta luftuar krimin e organizuar, duke shkuar tek asetet dhe paratë e tyre”, tha Balla.
“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të ndërtuar besimin te publiku, duke luftuar pandëshkueshmërinë, duke sjell përpara drejtësisë të gjithë të arratisurit. Jam mirënjohës se çfarë kemi bërë bashkë deri tani. Kemi regjistruar numrin historikë të këtyre të arratisurve që janë ekstraduar dhe vendosur para drejtësisë. Ishin të arratisur prej dekadave. Kjo po ndodh vetëm me rolin dhe koordinimin ndërmjet agjencive dhe INTERPOL”, tha Balla.
“Dua të theksoi forcën që ka bashkëpunimi ynë, lidhjet që kemi forcuar gjatë kësaj konference dhe angazhimi që kemi krijuar gjat këtyre diskutimeve që do të shërbejnë si themelimi ynë për forcimin e bashkëpunim tonë të ardhshëm”, tha Balla./ata