Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Dmitry Medvedev tha se armë të ndryshme ruse, përveç armëve bërthamore, duhet t'u jepen vendeve që kundërshtojnë Perëndimin.
Në deklaratën e tij në Telegram, Medvedev komentoi vendimin e SHBA-së për të zgjeruar sanksionet kundër Rusisë.
"Si mund të reagojmë? Ne duhet të përpiqemi çdo ditë për të shkaktuar dëme maksimale për vendet që vendosin këto kufizime ndaj vendit tonë dhe të gjithë qytetarëve tanë. A kanë frikë ata (vendet që vendosin sanksione kundër Rusisë) se ne do të armatosim armiqtë e Perëndimit në botë? Tani për tani, ne duhet t'u japim atyre (vendeve që kundërshtojnë Perëndimin) të gjitha llojet e armëve të mundshme, përveç armëve bërthamore. Nuk duhet të ketë rregulla kundër armikut tonë. Ata duhet të vuajnë për dëmtimin e Rusisë", tha Medvedev.
Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit njoftuan dje se kanë zgjeruar fushën e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës dhe se rreth 300 persona dhe kompani janë përfshirë në listën e sanksioneve.
Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi: "Rusia ka të drejtë të dërgojë armë me rreze të gjatë në rajone që do të godasin objektivat e ndjeshme të vendeve që furnizojnë me armë Ukrainën, shteteve të shtypura dhe disa struktura legjitime"./aa