Sulmuesi i Italisë, Federico Chiesa ka folur për median e UEFA-s përpara startit të Euro 2024. Ylli i Juventus komenton rivalët e grupit duke mos e nënvlerësuar aspak Shqipërinë.
Sipas Chiesas, familjarizimi i lojtarëve kuqezi me futbollin italian përbën një avantazh për ta dhe natyrisht do të jetë një ndeshje e vështirë që do fokusim maksimal.
“Pas Shqipërisë ne do të luajmë kundër Spanjës dhe Kroacisë, e dimë se çfarë do të thotë që të luash kundër këtyre rivalëve. Kroacia ka marrë rezultate fantastike, sidomos në Botëror. Ka lojtarë të shkëlqyer.
Shqipëria na njeh mirë, ata e dinë se çfarë do të thotë futbolli italian, do të jetë shumë e vështirë kundër tyre, duhet të fokusohemi”, tha Chiesa./Tema