Lamtumirë totalisht duhanpirjes. Italia pret të ndalojë me ligj duhapirjen edhe në ambientet e jashtme. Dispozita tashmë e hartuar dhe e zhvilluar nga teknikët e Shëndetësisë, parashikon që nuk mund të ndizet më një cigare apo edhe një cigare elektronike në tavolinat e jashtme të bareve dhe restoranteve, si dhe në stacionet gjithmonë të hapura të metrosë, autobusëve, trenave dhe trageteve.

 

Për pjesën tjetër, konfirmohet ajo që u njoftua muajin e kaluar nga ministri i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, ku ndalimi i pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura u shtri edhe për produktet me avuj, cigare elektrike dhe të ngjashme me duhanin e mbinxehur.