Policia e Shtetit njoftoi sot masat e marra për sezonin e ri turistik, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve.
Policia e Shtetit bën me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare. Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas.
Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë:
1-Shkodër-Hani i Hotit
Shkodër-Muriqan
Shkodër-Plazhi Zogaj
Shkodër-Plazhi Shirokë
Shkodër-Velipojë
Shkodër-Shëngjin
2-Lezhë-Shëngjin
Lezhë-Patok
Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës
3-Tiranë-Durrës
Tiranë-Gjiri i Lalëzit
4-Elbasan-Pogradec
Elbasan-Rrogozhinë
5-Durrës-Currila
Durrës-Gjiri i Lalëzit
Durrës-Kavajë
Durrës-Kryqëzimi Milot-Kukës
6-Kavajë-Plazhi i Gjeneralit
Kavajë-Spille
Kavajë-Lushnjë
7-Fier-Lushnjë
Fier-Seman
Fier-Plazhet e Poros
8-Vlorë-Zvërnec
Vlorë-Palasë-Dhermi-Sarandë
Sarandë-Qafë Botë
Sarandë-Butrint
9-Pogradec-Lin-Qafë Thanë
Pogradec-Tushemisht
10-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije
11-Bajram Curri-Qafë Morinë.
Bajram Curri-Valbonë
/ata