Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u takua sot me kryetaren e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), Maria Fernanda Garza, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes ICC dhe dhomave të tregtisë publike në vend.
Në kuadër të reformës së Dhomës Ekonomike Kombëtare vlerësojmë mbështetjen dhe me ICC, me qëllim arritjen e një përfaqësie më të mirë ndërkombëtare, por edhe ofrimin e trajnimeve për sipërmarrësit e rinj, për modelet aktuale të funksionimit të dhomave të tregtisë, mbështetjen e SME-ve dhe jo vetëm.
Qeveria ka hartuar një projektligj të ri sipas të cilit, bizneset në vend duhet të mbrohen nga një dhomë e vetme, e cila do të quhet “Dhoma Ekonomike Kombëtare”. Kjo nismë e qeverisë synon të bashkojë të gjitha sipërmarrjet në një shoqatë, e cila do të mbledhë edhe kuotat vjetore./ata