Autoritetit i Konkurrencës vendos nën monitorim çmimin e prodhimit dhe tregtimit të bukës, menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit Entit Rregullator të Energjisë për të rritur çmimet e energjisë.

Në prill ERE vendosi që çmimi i energjisë do të jetë 7.6 lekë për kilovat vetëm për furrat e bukës, ndërsa për furrat që janë edhe pastiçeri energjia do të kushtojë 9.5 lekë, kurse kur ofrojnë edhe shërbimin si bar kafe, çmimi do të jetë 12 lekë. Deri tani të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë.

Pas rritjes së energjisë Konkurrenca thotë se do të mbajë nën monitorim tregun për të ndaluar abuzimet me çmimin e bukës, si dhe për të ndaluar shtrembërimin e konkurrencës, duke fiksuar çmimet në treg./Shqiptarja