Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan sot u nis drejt Italisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G7-tës.

Ambasadorja turke në Madrid Nüket Kücükel Ezberci dhe zyrtarë të tjerë e përcollën presidentin Erdoğan në aeroportin ushtarak në Torrejon de Ardoz të Madridit.

Erdoğan shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, Shefi i Politikës së Jashtme dhe Këshilltari i Sigurisë i Presidentit, Ambasadori Akif Çağatay Kılıç dhe zëvendësshefi i Zyrës së Komunikimeve Çağatay Özdemir.

Erdoğan do të marrë pjesë në Sesionin e Nivelit të Lartë "Afrika dhe Mesdheu/Inteligjenca Artificiale dhe Energjia" në Samitin e Liderëve të G7-tës në Itali.

Ai do të zhvillojë gjithashtu një sërë takimesh dypalëshe dhe do të marrë pjesë në ngjarje kulturore dhe një darkë joformale./aa