Depozitat bankare të familjeve vazhdojnë të jenë dominuese në strukturën totale, me rreth 1.2 miliardë lekë ose 80% të totalit.

 

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rritja vjetore e depozitave të individëve deri në fund të nëntorit shënoi 7.2%.

 

Sipas BSH-së, vitet e fundit një pjesë e depozituesve po preferojnë t’i zhvendosnin kursimet e tyre drejt alternativave më fitimprurëse, kryesisht bonot dhe obligacionet e thesarit të qeverisë shqiptare, ku rritja e normave të interesit është përcjellë me ritme shumë të shpejta.

 

Sipas të dhënave nga BSH-ja, norma mesatare e interesit për të gjitha depozitat me afat arriti në 1.72%, në rritje për të tretin muaj radhazi.

 

Krahasuar me muajin mars, kur Banka e Shqipërisë nisi ciklin rritës të normës bazë, interesi mesatar i depozitave me afat në lekë është rritur me 1.02 pikë përqindje ose 146%.