Ambasada britanike në Shqipëri organizoi sot ditën e hapur në Kukës.

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ishte në qytetin verilindor, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe partnerët që vënë në zbatim programe dhe nisma për të ndihmuar veriun e Shqipërisë të arrijë potencialin e tij.

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith vizitoi panairin me ministrin Gonxhja dhe përfaqësuesit lokalë dhe mësoi më shumë rreth punës së partnerëve, e financuar nga Mbretëria e Bashkuar për të përmirësuar jetën e njerëzve në veri të Shqipërisë.

Gjatë vizitës së tij në Kukës, ambasadori King-Smith iu bashkua Atasheut Ushtarak, Timothy Wight-Boycott për të vizituar tunelet tashmë të njohura nëntokësore dhe diskutoi mbi mundësitë që bashkia ka për përdorimin e tyre në të ardhmen.

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë projektet që nxisin perspektivat ekonomike të rajonit të Kukësit./ata