Një aksion me urdhër të prokurorisë së Durrësit po zhvillohet në Kadastër.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Si pasojë e operacionit, pesë persona kanë përfunduar në pranga, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Një prej personave të arrestuar është edhe ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit, Leonard Kadrimi i cili ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë prej tre ditësh.

Ndërkohë që 9 të tjerë janë nën masën e sigurisë detyrim për paraqitje.

Policia ka sekuestruar 448 mijë m2 tokë, pjesë e kësaj është dhe prona prej 151 metra katrorë afër Universitetit Aleksandër Moisu, m2, në lagjen nr. 15 të Durrësit.

Të dyshuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet.

Hetimet janë kryer nga prokurori Pal Deçolli dhe oficeri Erind Gjoni.

Emrat e personave të arrestuar:

Lirim Xhameta

Dashnor Taulla

Ardit Kërtusha

Leonard Kadrimi

Gjovalin Ndoci

Njoftimi i policisë: “Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 9 shtetas të tjerë.

Vendoset sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 151 000 m2, që dyshohet se është përfituar nga 2 shtetas (njëri i arrestuar dhe babai i një të arrestuari tjetër).

Si rezultat i një hetimi të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, ne drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në muajin shkurt të vitit 2023, në këtë Prokurori, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Tjetërsimi”.

Gjatë këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Durrësit, për shtetasit:

L. Xh., 58 vjeç dhe D. T., 61 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

A. K., 33 vjeç dhe Gj. N., 44 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

L. K., 35 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

Në vijim të veprimeve procedurale janë shpallur në kërkim shtetasit:

M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.

Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi i arrestuar L. Xh. ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi D. T. (babai i 61-vjeçarit të arrestuar) ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2. Shtetasit L. K., M. Z. dhe A. K. dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme. Në kuadër të këtij procedimi penal, është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën “Përvetësimi i produkteve ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasit: M. Xh., 55 vjeçe, K. Xh., 34 vjeç, Ë. T., 63 vjeç, K. T., 58 vjeç, Sh. T., 66 vjeç, Sh. V., 68 vjeçe, B. B., 59 vjeçe, O. Xh., 46 vjeç dhe A. K., 47 vjeçe (ish-juriste e ASHK Durrës), të gjithë banues në Durrës. Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është vendosur sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës“.

Ndërkohë nga ana e Prokurorisë bëhet me dije se: “Ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se nga ana e personave të ndryshëm, me anë të dokumentacioneve të falsifikuara si dhe punonjësve të ASHK-së, janë kryer veprime/mosveprime të cilat kanë sjellë tjetërsimin e 448,000 m2 tokë nga pasuri e në pronësi të shtetit shqiptar në pasuri të individëve”.

“Nisur nga ky fakt, ka dyshime se nga ana e personave akoma të paidentifikuar janë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3 e 25, 186, 248, 287 dhe 287/b të K.Penal duke sjellë pasoja të rënda, pra tjetërsimin e një sipërfaqe toke në total prej 448,000 m2, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale nr.8517, Durrës. Në këto kushte, duke qenë se bëhet fjalë për objekte të cilat mund të vijojnë të tjetërsohen, për të parandaluar pasojat e tjera të mundshme që mund të vijnë nga shitja e tyre ose dhe kryerjes së veprave të tjera penale, nga ana e organit procedues vleresohet se duhet të vendoset sekuestro preventive mbi pronat e mëposhtme. Sipas prokurorisë, disponimi i lirë i këtyre pasurive, mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale”, thotë Prokuroria.

Për këtë arsye, u kërkua caktimi i masës së sigurimit personal pasuror sekuestro preventive pasi gjykata pranoi kërkesat e prokurorisë mbi pasuritë e paluajtshme përkatësisht:

Pasuria nr.67/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 38, Sip.20,000 m2 ;.
Pasuria nr.67/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 39, Sip.16,000 m2 ;
Pasuria nr.67/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 40, Sip.12,000 m2 ;
Pasuria nr.67/8, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 41, Sip.24,000 m2 ;
Pasuria nr.24/4, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 42, Sip.16,000 m2 ;
Pasuria nr.24/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 43, Sip.16,000 m2 ;
Pasuria nr.24/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 44, Sip.13,000 m2 ;
Pasuria nr.24/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 45, Sip.12,000 m2 +57,000 m2 ;
Pasuria nr.67/9, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 46, Sip.16,000 m2 ;
Pasuria nr.13/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 47, Sip.47,000 m2 ;
Pasuria nr.13/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 48, Sip.28,000 m2 ;
Pasuria nr.23/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 49, Sip.19,000 m2 ;
Pasuria nr.23/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 50, Sip.19,000 m2 ;
Pasuria nr.35/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 51, Sip.17,000 m2 ;
Pasuria nr.35/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 52, Sip.16,000 m2 ;
Pasuria nr.45/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 53, Sip.15,000 m2 ;
Pasuria nr.45/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 54, Sip.20,000 m2 ;
Pasuria nr.45/3, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 55, Sip.15,000 m2 ;
Pasuria nr.69/35, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 56, Sip.25,000 m2; dhe
Pasuria nr.69/36, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 57, Sip.25,000 m2.

Nisur në sa më lart, organi procedues ka proceduar me rregjistrimin e emrave si përsona nën hetim dhe konkretisht për punonjësit e ASHK Durrës, shtetasit L. K si zv/drejtor dhe juristët A. K. dhe M.Z. me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë si pasojë fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të këtyre pasurive. Konkretisht shtetasja A.K. duke kryer veprime si juriste në ASHK Durrës për “pasurinë” e shtetasit L. Xh. i ka hapur rrugë së pari konfirmimit të rregjistrimit me fallsifikim të kësaj prone dhe së dyti krijimit të kushteve për tjetërsimin e saj sikurse dhe ndodhu realisht vetëm pas pak ditësh nga veprimet e saj. Ndërsa shtetasit M.Z. dhe zv/drejtuesi L.K. dukshëm me veprimet e tyre kanë lejuar tjetërsimin e mëtejshëm të pronës. Rezulton se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK nga kontrolli i praktikave të sipërcituara.

Me veprimet e tyre këta punonjës të shtetit duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë si pasojë zhveshjen nga pronësia e këtyre sipërfaqeve toke që i përksinin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë.

Nisur nga sa më lart, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi:

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.Xh. i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases M.Xh, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K. Xh., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Gj.N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit D.T., i dënuar, ID nr.G31031047U, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ë.T. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K. T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Sh.T. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases Sh.V. e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases B.B., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K.K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit O.Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases A.K. e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit M.Z., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.K. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.