Mungesa e fuqisë punëtore dhe nevojat e larta për punëtorë në sektorin e bujqësisë ka bërë që shumë nga ta që kanë investuar në bujqësi ti kthejnë sytë nga tregu i huaj.
Kjo po ndodh në zonën më të madhe bujqësore në vend atë të Divjakës.
Një nga investitorët në këtë zonë prej disa muajsh ka punësuar 6 punëtorë të ardhur nga India. Ataulla Laskar tregon se jeta në Shqipëri është më e mire pasi ka kulturë europiane.
“Kemi ardhur 6 veta këtu dhe jemi të kënaqur si me punën ashtu me punëdhënësin .Nuk është punë e rëndë. Mendoj të rri me shumë në Shqipëri dhe pse jo të marr dhe familjen këtu. Pagesa është e kënaqshme, marr deri në 1 mijë euro”, tha Ataulla Laskar.
Banorët vendas ankohen për largimin e të rinjve, të cilët nuk preferojnë të punojnë në tokat e tyre por zgjedhin të punojnë jashtë.
Banorët thonë se nëse ritmi i largimit të rinise nga vendi i tyre nuk do të ndalet shumë shpejt kjo zonë do të popullohet nga të huajt./TopChannel