Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete njoftoi sot se të ardhurat e mbledhura në buxhet gjatë 5-mujorit të parë të këtij vitit rezultojnë 287.1  miliardë lekë, me një rritje prej 28.9 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

“Vijon ecuria pozitive e ekonomisë. Të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 287.1 miliardë lekë ose 103.4% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat u rritën me 28.9 miliardë lekë ose 11.2% më shumë”, u shpreh ministri.

Mete bëri të ditur se shpenzimet e përgjithshme publike arritën 236.6 miliardë lekë, me një realizim në masën 93.8 % të planit të periudhës. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 6.4% më i lartë ose 14.3 miliardë lekë më shumë./ata