Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, studentët e mjekësisë i drejtohen Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg kundër ligjit për punësim të detyruar në Shqipëri për të marrë diplomën. Ata kërkojnë shfuqizim të ligjit.
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dorëzuar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg padinë kundër shtetit shqiptar ku kërkojnë shfuqizimin e ligjit i cili i detyron të punojnë me detyrim në vendin tonë pas përfundimit të studimeve.
Pak muaj më herët, në Shkurt të vitit 2024 Gjykatës Kushtetuese, la në fuqi ligjin e miratuar nga qeveria në korrik të vitit 2023, por me një ndryshim që të ulej numri i viteve të punësimit me detyrim, ndryshime që duhet të miratoheshin në Kuvend brenda afatit 3 mujor.
Më konkretisht Kushtetuesja vendosi që studentët që ndjekin studimet aktualisht në vitet 2 dhe të 4 të punojnë me detyrim 3 vite në Shqipëri, ndërsa për ata që janë në vitin e 5-6 duhet të qëndrojnë 2 vite për të marrë diplomën. Ndërsa për ata studentët që refuzojnë të nënshkruajnë një kontratë ku detyrohen të paguajnë, në formën e një sanksioni ekonomik në vlerën e pesëfishit të tarifës së plotë aktuale të shkollimit.
Por vendimi I Kushtetueses nuk u pranua nga studentët e mjekësisë, ndaj kërkojnë të drejtën e tyre për ta zgjedhur ata se ku duan të punojnë, pas 5 viteve studime./BalkanWeb