Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot ambasadorin e ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Ankara, Andreas Gaarder, me rastin e paraqitjes së Letër Kredencialeve.

Kreu i Shtetit uroi ambasadorin Gaarder për detyrën e re, ndërsa u shpreh për përkushtimin e Shqipërisë në intensifikimin e marrëdhënieve me Norvegjinë në fusha me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin e fortë në NATO, si dhe atë në fushën detare e në prodhimin e energjisë.

Presidenti vlerësoi praninë e investitorëve norvegjezë në disa projekte në Shqipëri dhe vlerësoi se hapja e negociatave me BE-në mund të ndihmojë në nxitjen e më shumë aktorëve të biznesit për ta parë Shqipërinë si një mundësi të mirë./ata