Duke nisur që nga sëmundjet e zemrës e shumë të tjera, kripa ka rezultuar mjaft e dëmshme për shëndetin nëse është tepruar me konsumimin e saj. Sipas një studimi më të ri, të publikuar nga JAMA DERMATOLOGY, studiuesit thonë se duhet të konsumojmë sa më pak kripë për të mirën e lëkurës sonë.
Më konkretisht, studiuesit e Universitetit të Kalifornisë zbuluan se rritja e marrjes së natriumit mund të rrisë rrezikun e ekzemës , e njohur edhe si dermatiti atopik.
“Ne me të vërtetë donim të kuptonim shkakun e dermatitit atopik ,” tha Dr. Katrina Abuabara, autore kryesore e studimit dhe profesor i asociuar i dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Shkolla e Mjekësisë në San Francisko. Disa vlerësime sugjerojnë se prevalenca e ekzemës është rritur gjatë shekullit të kaluar në mënyra “që nuk mund të shpjegohen vetëm nga gjenetika “, tha ajo.
Në studimin e tyre, ata përfshinë rreth 216,000 të rritur nga databaza e Biobank në MB, nga të cilët ata ekzaminuan mostrat e urinës për të regjistruar marrjen e tyre ditore të natriumit.
Në përgjithësi, vlera mesatare e natriumit në urinën e pjesëmarrësve ishte 3 gram në ditë, sipas rezultateve, por kur ky numër u rrit, rritej edhe rreziku i shfaqjes së ekzemës.
Ai zbuloi se pjesëmarrësit me marrjen më të lartë të vlerësuar të natriumit kishin 11% më shumë gjasa të kishin ekzemë të rëndë . Nga ana tjetër, ata që ndiqnin udhëzimet aktuale dietike për marrjen e kripës kishin një shans 12% më të ulët për të zhvilluar këtë gjendje.
“Kufizimi i marrjes së natriumit në dietë mund të jetë një ndërhyrje me kosto efektive dhe me rrezik të ulët për dermatitin atopik”, përfundojnë studiuesit./GazetaShqiptare