Italia po fiton 2-1 sfidën e sotme në Dortmund ndaj Shqipërisë.

Nedim Bajrami ka shënuar që në minutën e parë të lojës, duke çuar shifrat në 0-1 ndaj Italisë.

Por në minutën e 11-të ishte Alesandro Bastoni ai që barazoi me kokë.

Italia kaloi në avantazh në minutën e 16-të me Barrelën, i cili shënoi me nje goditje jashtë zone . Pas kontrollit të VAar, goli u dha i rregullt nga arbitri gjerman.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme ndaj Italisë, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ndeshjen e parë në “EURO 2024”.

 

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo i besoi Strakoshës dhe Ajetit, të cilët fituan balotazhet me Berishën dhe Ismajlin, teksa sulmin ia besoi Asanit, Seferit dhe Brojës.

 

Tek Italia, Spalletti i ka besuar bllokut të Interit me 4 lojtarë zikaltër në formacion, teksa edhe Barella, që ishte në dyshim, luajtën nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Seferi, Broja

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca./ata