Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi sot pezullimin e merkatos për tre periudha regjistrimi për 3 klube, KF Laçi, FC Dinamo City dhe KF Tirana.

Ky vendim erdhi sepse të tre klubet nuk kanë paguar detyrimet e tyre ndaj lojtarëve.

Komisoni i Disiplinës vendosi se KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit. KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

Gjithashtu FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 3, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit. FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

Ndërsa, KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

Gjithashtu Komiteti i Disiplinës vendosi pranimin e kërkesës së Niko Zisit.

KF Lushnja 1930, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 15, datë 19.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin./ata