Italia ka fituar 2-1 sfidën e sotme në Dortmund ndaj Shqipërisë, e vlefshme për grupin B të EURO 2024.

Nedim Bajrami ka shënuar që në minutën e parë të lojës, duke çuar shifrat në 0-1 ndaj Italisë.

Por në minutën e 11-të ishte Alesandro Bastoni ai që barazoi me kokë.

Italia kaloi në avantazh në minutën e 16-të me Nicolo Barrelën, i cili shënoi me nje goditje jashtë zone . Pas kontrollit të VAR, goli u dha i rregullt nga arbitri gjerman.

Në pjesën e dytë Silvinjo zëvendësoi, Brojën, Asanin, Bajramin dhe Seferin me Manajn, Laçin, Hoxhën dhe Muçin.

Ishte pikërisht Manaj që pati një rast të artë shënimi, por topi doli jashtë.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo i besoi Strakoshës dhe Ajetit, të cilët fituan balotazhet me Berishën dhe Ismajlin, teksa sulmin ia besoi Asanit, Seferit dhe Brojës.

Tek Italia, Spalletti i ka besuar bllokut të Interit me 4 lojtarë zikaltër në formacion, teksa edhe Barella, që ishte në dyshim, luajtën nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Seferi, Broja

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca./ata