Ka patur një ‘pushtim të kuqezinjve’ në Dortmund – vetëm pak ditë pas ndeshjes së parë Itali-Shqipëri në Kampionatin Evropian të Futbollit në Gjermani.

Edhe pse ka ende një ndeshje për t’u luajtur, tifozët shqiptarë shumë të gjallë dhe shumë të zhurmshëm po mbushin rrugët e qytetit gjerman që të çojnë në stadiumin e Borussia.

Përveç tifozëve të veshur me çdo lloj skuadre të Kombëtares së Shqiponjave, të shumta janë makinat që po animojnë pasditen e kësaj të shtune në qendër të Dortmundit me bori, muzikë të lartë dhe shaje, flamuj të të gjitha përmasave të Shqipërisë.

Një festë e madhe në të cilën tifozët italianë janë dukshëm në minorancë./ata