Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares foli pas humbjes 2-1 kundër Italisë në Euro 2024.
Asllani u shpreh i keqardhur për tifozët, të cilët e ndoqën të shumtë në numër Kombëtaren.
“Kemi pasur atë rastin e fundit dhe nuk barazuam dot. E gjetëm golin shpejt me një gol të bukur të Bajramit. Për mendimin tim u ulëm shumë mbrapa. Italia e mbajti topin shumë mirë, sepse janë ata kampionët. Kemi qendruar në lojë deri në fund. Por nuk gjë, do të shohim përpara, kemi ndeshjen tjetër. Më vjen keq vetëm për tifozët”, tha mesfushori i Interit.
“Ata sulmonin me shumë vetë, ishte shumë e vështirë për mua dhe Ramadanin. Po vraponim jo mirë, sa majtas, sa djathtas. Jemi lodhur shumë. Por të jemi grup dhe të mendojmë për ndeshjet e tjera. Mund të them që më vjen shumë keq që nuk i dhamë një rezultat pozitiv tifozëve. I falenderoj me zemër të gjithë. Shpresoj të jenë edhe në dy ndeshjet e tjera”, tha Asllani./ata