Italia fitoi 2-1 ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Shqipërisë në Dortmund, e vlefshme për grupin B në EURO 2024.
Tekniku i “Azzurrëve”, Luciano Spalletti u shpreh pas ndeshjes se, skuadra e tij kishte shumë mundësi për ta mbyllur takimin, teksa në pjesën e dytë, lojtarët italianë duhet të krijonin më shumë hapësira.
“Kemi parë shumë anë pozitive, por duhet të na çojnë diku. Si qëllim në vetvete nuk kanë asnjë dobi, kemi pasur mundësi ta mbyllnim disa herë ndeshjen, nuk kemi shkuar në drejtim që të mbarojmë aksionin sa më shpejt”, tha ai.
“Në pjesën e dytë ata bënë diçka më shumë, ne duhej të krijonim më shumë hapësira dhe në vend të kësaj shpesh në rikthim ne futeshim në vijën e tyre mbrojtëse. Ndonjëherë ne duhet të jemi të qetë duke bërë gjëra”, theksoi Spalletti./ata