Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin me komunitetin shqiptar në Nju-Jork për Shqipërinë 2030, dha lajmin se është në bisedime për të ngritur në Durrës një akademi të NBA.

“Shumë faleminderit edhe miqve që më dhanë kënaqësinë e jashtëzakonshme të jem mbrëmë në hapjen e NBA, se aty ju e dini që, po s’të ftoi njeri nuk shkon dot, se nuk ka Zot që i blen dot ato bileta, por duke qenë se këtu është atdheu i basketbollit, dua t’ju jap dhe një lajm se s’mund ta jepja dot në Shqipëri, pa jua dhënë juve”, u shpreh Rama.

“Juve e dini që kemi filluar punimet për të ngritur Akademinë Sportive të Manchester City-t në Durrës dhe jemi në bisedime për të ngritur po në Durrës edhe një akademi të NBA”, tha Rama./ata