Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut sot festojnë festën e Kurban Bajramit. Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup.


Kurban Bajrami, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e profetit Ibrahim të flijojë të birin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se duhet të flijojë një kafshë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë.

Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve, raporton Zhurnal.

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit./BalkanWeb