Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë të plota.
Nënkampionët e Evropës iu falën një goli të shënuar nga Bellingham që në minutën e 13-të (i shërbyer nga Saka), për të mposhtur ndoshta rivalin më të fortë në grup.
“Tre Luanët” patën shanse të tjera për të ta thelluar rezultatin, madje në pjesën e dytë Harry Kane goditi traversën, por rezultati mbeti ai i fillimit të pjesës së parë./Tema