Sot, në orën 20:45 pritet të marrë jetë sfida mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, Tiranë. Kjo është ndeshja e dytë e kuqezinjve në grupin e parë, Liga B, e kompeticionit “Liga e Kombeve”. Në sfidën e parë kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo, triumfuan kundër Ukrainës në Pragë disa ditë më parë me rezultatin 2-1.
Tifozët shqiptarë janë mobilizuar në masë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në kryeqytet, teksa gjatë orëve të pasdites kanë marshuar drejt stadiumit “Air Albania” ku do të zhvillohet ndeshja. Të gjitha biletat e stadiumit janë shitur, çka është një preambul për një atmosferë inkandeshente në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Më herët u njoftua se në stadium do të jenë 21 000 zemra kuqezi.
Të pranishëm në shkallët e impiantit “Air Albania”, do të jenë edhe tifozët e skuadrës mike, Gjeorgjisë, të cilët gjatë ditës së sotme kanë vërshuar në rrugët e kryeqytetit me flamurin kombëtares së tyre, duke shtuar ngjyrat dhe energjinë në rrugët e kryeqytetit.
Policia mengjesin e sotem njoftoi dhe planin e masave e detajuar të masave për ndeshjen e futbollit Shqipëri – Gjeorgji, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.
Statistikat e sfidës Shqipëri-Gjeorgji
Në 15 përballje Shqipëria fituar 3 herë, teksa 8 fitore ka arritur Gjeorgjia dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim. Fitoret kuqezi të gjitha kanë ardhur në sfidat e zhvilluara në Tiranë. Sa i takon bilancit të golave, kuqezinjtë kanë shënuar 13 herë, ndërsa Gjeorgjia ka dërguar 23 herë topin në rrjetën e kuqezinjëve.
Liga B, Grupi 1
1. Gjeorgjia 3 pikë (4:1)
2. Shqipëria 3 pikë (2:1)
3. Ukraina 0 pikë (1:2)
4. Çekia 0 pikë (1:4)
Ndeshjet e dyta në grup:
-Shqipëri-Gjeorgji 20:45, , dt: 10.09.2024
-Çeki-Ukrainë, ora 20:45′ , dt: 10.09.2024
*Në rast se dy skuadra mbyllin grupin me pikë të barabarta, kualifikohet skuadra me rezultatin më të mirë në përballjen direkte./ata