Nuk ka më dyshime, Ruben Amorim do të jetë trajneri i ri i Manchester United. Klubi anglez, ka mbyllur marrëveshjen me portugezët e Sporting Lisbona.
United ka vendoisur të paguajë klauzolën prej 10 milionë eurosh, por 39-vjeçari nuk do të ulet menjëherë në stol.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, trajneri Amorim, do të ulet në stolin e Manchester United, në mesin e muajit Nëntor, sapo të nisë pauza e kombëtareve.
Tekniku portugez, do të drejtojë Sportingun, për tre ndeshjet e radhës, ndaj Estrella dhe Braga në kampionat dhe ndaj Manchester City-t në Champions League. Amorim do të firmosë kontratën deri në vitin 2027 me anglezët./Tema