Ushtria izraelite njoftoi se në 24 orët e fundit ka kryer sulme në më shumë se 40 objektiva në Rripin e Gazës.

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite thuhet se avionët luftarakë dhe forcat ajrore izraelite kanë sulmuar më shumë se 40 objektiva në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit.

Burimet shëndetësore në Gaza dje njoftuan se 10 persona, përfshirë fëmijë dhe gra, humbën jetën në një sulm të avionëve luftarakë izraelitë ndaj një parku për fëmijë në kampin e refugjatëve Meghazi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës./aa