Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se duhet të ketë një reagim më të fortë ndaj Rusisë, duke shtuar se bota është mjaft e fortë për ta bërë këtë dhe për të marrë masa më ndëshkuese ndaj saj.

 

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha dhe herë pas herë presidenti Zelensky ka bërë thirrje që Ukraina të armatoset dhe të ndihmohet me mjete ushtarake, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përballet me forcat ruse.

 

“Hap pas hapi Rusia po kthehet në një vend terrorist absolutisht i përgjegjshëm për atë që ka bërë kundër shtetit ukrainas dhe popullit tonë”, tha Zelensky.

 

Ai më tej shtoi se të gjithë rusët që morën pjesë në vrasjet dhe agresionin kundër Ukrainës duhet të ndëshkohen.