Të paktën 8 palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në rajonet veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, bllokada dhe sulmet e ushtrisë izraelite kundër kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës po vazhdojnë prej më shumë se dy javësh.

Katër palestinezë u vranë në sulmet ajrore në lagjen Tuffah, që ndodhet në lindje të qytetit të Gazës, në veri të Rripit të Gazës. Gjithashtu 2 palestinezë u vranë si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në një automjet civil në rajonin Deyr al-Belah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

 

- Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj ekipeve të Mbrojtjes Civile

Në deklaratën me shkrim të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Gaza thuhet se trupat e pajetë të 2 personave dhe 3 të plagosurve janë evakuuar nga zona pas sulmit ajror të ushtrisë izraelite në Meshru Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës.

Ushtarët izraelitë, të cilët vazhdojnë bllokadën e rreptë në rajon, hapën zjarr ndaj ekipeve të Mbrojtjes Civile dhe ekipi duhej të largohej me shpejtësi nga zona.

Ushtria izraelite e cila që nga 7 tetori 2023 ka vazhduar sulmet e saj në Rripin e Gazës, që nga 5 tetori ka mbajtur rajonet veriore të Gazës, veçanërisht kampin e refugjatëve Jabalia, nën sulme dhe rrethim intensiv./aa