Reshjet e shiut mbi Mekë të hënën “freskuan” pelegrinët myslimanë, të cilët shfrytëzuan orët e hershme të mëngjesit për të kryer ditën e dytë të hedhjes simbolike të gurëve.
Ndryshe, ditët e fundit të Haxhit përkojnë me myslimanët në mbarë botën që festojnë festën e Kurban Bajramit. Dhe goditja me gurë ndodh në Mina, një fushë e shkretë jashtë qytetit të Mekës në Arabinë Saudite. Një goditje e tretë me gurë është planifikuar të martën, përpara Tavafit të Lamtumirës, ose rreth Qabes në Mekë.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit. Të gjithë myslimanëve u kërkohet të bëjnë Haxhin pesëditor të paktën një herë në jetën e tyre nëse janë të aftë fizikisht dhe financiarisht për ta bërë këtë.
Më shumë se 1.83 milion myslimanë pritet të përfundojnë Haxhin në vitin 2024, pak më pak se shifra e vitit të kaluar prej 1.84 milion, sipas zyrtarëve sauditë.
Ritet janë zhvilluar nën vapën e madhe të verës, e cila në orën 14:00 arriti 48 gradë Celsius (118 gradë Fahrenheit) në Mekë dhe në vendet e shenjta brenda dhe përreth qytetit, sipas Qendrës Kombëtare Saudite për Metrologjinë.
Siç bëjnë të ditur mediat, përcjell Telegrafi, më shumë se 2,760 pelegrinë vuajtën nga të nxehtit vetëm të dielën në fillim të raundit të parë të gurëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Madje Jordania njoftoi të dielën se 14 pelegrinë jordanezë vdiqën nga “goditja e nxehtësisë” gjatë Haxhit. Forcat e sigurisë, mjekët dhe reaguesit e parë janë vendosur në dhe rreth Mina, veçanërisht në rrugë dhe zona të hapura për të ndihmuar pelegrinët./OraNews