Stafilokok, myk e shumë baktere të tjera që gjenden në ambientet spitalore njëlloj përhapen edhe nga parukeritë apo sallonet estetike që frekuentojnë vajzat dhe djemtë.

Studimet kanë treguar për ngarkesa bakterale të larta të cilat lehtësisht përhapen ndërmjet klientëve, deri dhe infeksione virale si HIV.

Sallonet e bukurisë janë jashtë çdo kontrolli nga autoritetet të cilët mjaftohen  vetëm  me kontrollin e dokumenteve dhe nuk monitorojnë se sa sterilizohen mjetet e punës që përdoren në këto sallone.


Në të gjithë vendin përllogariten të jenë afro 6000 parukeri e sallone  bukurie./TopChannel