Si pasojë e bombardimit të një shtëpie nga ushtria izraelite në lagjen Sheikh Radwan të Gazës kanë humbur jetën 3 palestinezë, përfshirë një grua.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA si pasojë e bombardimit ka edhe të plagosur rëndë.
Me sulmet e kryera njëkohësisht ndaj qytetit të Gazës, bombardimeve intensive iu nënshtruan edhe zonat përreth Luginës së Gazës që ndodhet në veriperëndim të kampit të refugjtëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Në një deklaratë me shkrim nga Mbrojtja Civile në Gaza thuhet se 2 palestinezë kanë humbur jetën në sulmin e kryer ndaj zonës Bi‘r Kanada në lagjen Tal Al-Sultan në perëndim të Rafahut./aa